• e mërkurë, 24 korrik 2024

Iran: SHBA-ja nuk dëshiron armëpushim në Gaza

Iran: SHBA-ja nuk dëshiron armëpushim në Gaza

Teheran, 10 qershor 2024 (MIA) - Autoritetet iraniane e kanë akuzuar sot administratën amerikane se nuk është e sinqertë dhe serioze për propozimin për armëpushim në Rripin e Gazës.

Zëdhënësi i Ministrisë iraniane të Punëve të Jashtme, Naser Kenani deklaroi se sulmi i fundit izraelit në kampin e refugjatëve Nusejrat në Gaza, në të cilin u vranë disa qindra civilë palestinezë, sipas zyrtarëve palestinezë, ishte një "krim mizor dhe çnjerëzor".

"Ka informacione se forcat amerikane dhe britanike kanë luajtur rol në këtë operacion. Kjo do të thotë se më shumë se 700 palestinezë të pafajshëm u vranë në operacion", tha Kenani. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR