Iran i përgënjeshtron informacionet për dërgesën e ardhshme të aeroplanëve luftarakë Su-35 nga Rusia
- Autoritetet iraniane i kanë përgënjeshtruar informacionet se do të ketë dërgesë të aeroplanëve të rinj luftarakë rus Su-35 në Iran, njofton DPA.
- Post By Melahat Baftija
- 12:13, 21 prill, 2024

Teheran, 21 prill 2024 (MIA) - Autoritetet iraniane i kanë përgënjeshtruar informacionet se do të ketë dërgesë të aeroplanëve të rinj luftarakë rus Su-35 në Iran, njofton DPA.
Sipas sajtit informues "Feraru", informacionet në mediat iraniane se vendi në disa ditët në vijim do t'i marrë aeroplanët nga gjenerata më e re janë të rreme.
Mediat e citojnë agjencinë e lajmeve CNN, e cila është afër Korpusit të Gardës së revolucionit islamik të Iranit. Vetë agjencia e përgënjeshtroi mesazhin në sajtin e saj të Telegramit me kërkesë të Ministrisë së Mbrojtjes. mb/
Foto: EPA