• e hënë, 05 gusht 2024

Iran: Hezbollahu nuk do të kufizojë sulmet vetëm në objektiva ushtarake në Izrael

Iran: Hezbollahu nuk do të kufizojë sulmet vetëm në objektiva ushtarake në Izrael

Teheran, 3 gusht 2024 (MIA) - Zyra përfaqësuese e Iranit në Kombet e Bashkuara sot theksoi se aleati i saj Hezbollahu duhet ta sulmojë Izraelin "në thellësi" dhe të mos kufizohet vetëm në objektiva ushtarake, si përgjigje e vrasjes së shefit ushtarak të asaj lëvizje ekstremiste libaneze në afërsi të Bejrutit.

Udhëheqësi ushtarak i Hezbollahut, Fuad Shukr u vra të martën mbrëma në një sulm ajror izraelit në një ndërtesë në periferinë jugore të Bejrutit, duke vrarë gjashtë të tjerë, pesë prej tyre civilë.

Në fjalimin të enjten, shefi i Hezbollahut, Hasan Nasralla, premtoi se do t'i përgjigjet "agresionit" ndaj bastionit të Hezbollahut në kryeqytetin libanez, gjë që shkaktoi frikë nga një përshkallëzim i mëtejshëm. 

Pas këtij sulmi, "parashikojmë se Hezbollahu do të zgjedhjë më shumë objektiva dhe do të sulmojë në thellësinë (e Izraelit), kumtoi sot zyra përfaqësuese e Iranit në Kombet e Bashkuara, transmetoi agjencia zyrtare iraniane Irna.

"Hezbollahu dhe regjimi (izraelit) respektuan disa linja të caktuara për sulme që u kaluan (të martën mbrëma)", kumtoi zyra përfaqësuese iraniane.

Prandaj, lëvizja libaneze nuk do ta kufizojë përgjigjen e saj vetëm ndaj objektivave ushtarake, shtohet në kumtesën.

Irani dhe Hamasi e akuzuar Izrael edhe për vrasjen e shefit të lëvizjes islamike palestineze Ismail Hania të mërkurën në Teheran dhe premtuan se do të hakmerrën ashpër. ls/ 

Foto: Arkiv 

QËNDRONI TË LIDHUR