• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Iraku kërkoi që ambasadorja e Suedisë të largohet nga vendi

Iraku kërkoi që ambasadorja e Suedisë të largohet nga vendi

Bagdad, 20 korrik 2023 (MIA) - Iraku kërkoi nga ambasadorja suedeze, Xhesika Svardstorm që të largohet nga vendi dhe e tërhoqi ushtruesin e tij të detyrave në Suedi. 

Vendimi është marrë pasi paraprakisht sot qeveria irakiane e alarmoi Suedinë se do t'i ndërpresë marrëdhëniet dypalëshe diplomatike nëse lejon që të digjet kurani në territorin e saj. 

“Dje, qeveria irakiane informoi qeverinë suedeze përmes kanaleve diplomatike se do të synojë t'i prishë  marrëdhëniet diplomatike me Suedinë në rast të djegies së Kuranit”, thuhet në një njoftim për shtyp nga zyra e kryeministrit pas një takimi me zyrtarë të forcave të sigurisë.

Ambasada suedeze në Bagdad ishte djegur mëngjesin e sotëm gjatë protestave të organizuara nga mbështetësit e liderit fetar Moktad Sadr. Incidenti, siç transmetojnë agjencitë botërore, ka ndodhur para protestës në Suedi, ku ishte planifikuar që të digjej një kopje e Kuranit. 

Rreth 20 persona janë arrestuar në Bagdad. 

Ministria suedeze e Punëve të Jashtme njofton se personeli i ambasadës është i sigurt. 

Bastisja në Ambasadën në Bagdad vijoi pas miratimit të mitingut të sotëm nga policia sudedeze në Stokholm. Organizator është Salvan Momika, një refugjat irakian, i cili planifikonte të digjte një kopje të Kuranit dhe flamurin irakian para ambasadës irakiane. fc/

Fotografia: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR