• e hënë, 23 dhjetor 2024

Irak: Në një operacion antiterrorist është vrarë kryekomandanti i Shtetit Islamik

Irak: Në një operacion antiterrorist është vrarë kryekomandanti i Shtetit Islamik

Bagdad, 22 tetor 2024 (MIA) - Kryeministri irakian, Muhamed Shia Al-Sudani sot njoftoi se komandanti suprem i grupit terrorist "Shteti Islamik" në Irak është vrarë.

Sipas tij, guvernatori i vetshpallur i Irakut edhe tetë pjesëtarë tjerë të SHI-së janë vrarë gjatë operacionit antiterrorist në malet Hamrin, në verilindje të vendit.

"Nuk ka vend për terroristë në Irak, dhe ne do t'i ndjekim në strehimoret e tyre dhe do t'i eliminojmë derisa vendi nuk pastrohet prej tyre dhe krimet e tyre", tha Al-Sudani.

SHI-ja e ka ndërmarrë kontrollin ndaj provincave Mosull, Sallah Al-Din dhe Al-Anbar, si dhe disa pjesë nga Diala dhe Kirkuku në qershor të vitit 2014. bsh/

Foto: arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR