• e premte, 05 dhjetor 2025

IOM: Të paktën 50 viktima kur një anije me refugjatë sudanezë mori flakë afër brigjeve të Libisë

IOM: Të paktën 50 viktima kur një anije me refugjatë sudanezë mori flakë afër brigjeve të Libisë

Tripoli, 16 shtator 2025 (MIA) - Organizata Ndërkombëtare për Emigracionin (IOM) ka deklaruar sot se të paktën 50 persona kanë humbur jetën pasi një varkë që transportonte 75 refugjatë sudanezë, dy ditë më parë u përfshi nga flakët pranë brigjeve të Libisë.

IOM bëri të ditur se po ofronte ndihmë mjekësore për të mbijetuarit.

Libia është bërë një rrugë tranziti për migrantët që ikin nga konflikti dhe varfëria drejt Evropës nëpërmjet Mesdheut pas rënies së diktatorit Muamar Gadafi në vitin 2011. gjatë një kryengritjeje të mbështetur nga NATO.

Sipas të dhënave të IOM, më shumë se 860.000 emigrantë nga 44 vende kanë qëndruar në Libi vetëm këtë vit. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR