• e hënë, 23 dhjetor 2024

IOM: Që nga viti 2017 më shumë emigrantë kanë vdekur janë regjistruar në rrugën e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut

IOM: Që nga viti 2017 më shumë emigrantë kanë vdekur janë regjistruar në rrugën e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut

Gjenevë, 13 qershor 2023 (MIA) - Vetëm vitin e kaluar gjatë lëvizjeve të emigrantëve në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut,  kanë humbur jetën pothuajse 3.800 persona, që është numri më i lartë që nga viti 2017, theksohet në të dhënat e publikuara sot nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM), transmeton  Hina. 

 Agjencia e KB-së në vitin 2022 ka regjistruar 3.789 vdekje në rrugët detare dhe tokësore, duke përfshirë edhe kalimet e shkretëtirës së Saharasë dhe Detit Mesdhe.

 "Ky numër alarmues i vdekjeve në lëvizjet e migracionit brenda dhe jashtë rajonit MENA (Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut) kërkon vëmendje urgjente dhe përpjekje të përbashkëta për rritjen e  sigurisë dhe mbrojtjen e emigrantëve", tha Otman Belbeisi, drejtor rajonal i IOM-së për Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore.

 IOM thekson se numri më i madh i vdekjeve në rrugë tokësore vitin e kaluar është regjistruar në luftën në Jemen, ku, sipas IOM-it, është rritur dhuna e synuar ndaj  emigrantëve. 

Në rrugët detare për në Evropë, IOM ka vërejtur rritje të numrit të incidenteve vdekjeprurëse që transportojnë emigrantë me anije nga Libani në Greqi për në Itali.

"Madje  84 për qind e atyre që humbën jetën në rrugët detare mbeten të paidentifikuar, duke i lënë familjet në kërkim të përgjigjeve", thuhet në raportin e IOM-it. ar/

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR