• e hënë, 23 dhjetor 2024

IOM: Nga viti 2017-të është regjistruar numër i madh i emigrantëve të vdekur në Detin Mesdhe

IOM: Nga viti 2017-të është regjistruar numër i madh i emigrantëve të vdekur në Detin Mesdhe

Gjenevë, 6 јули 2023 (MIA) - Numri i emigrantëve të cilët e kanë humbur jetën në Mesdhe nga fillimi i vitit është më i madhi nga viti 2017, tregojnë të dhënat e Organizatës Ndërkombëtare të Migrimit (IOM), i cituar nga DPA.

Së paku 1.874 emigrantë të cilët janë përpjekur ta kalojnë Mesdheun e kanë humbur jetën ose janë zhdukur në gjashtë muajt e parë të vitit. Për krahasim, në periudhën e njëjtë vitin e kaluar, numri ka qenë 1.108.

Në vitin 2017, së paku 2.278 emigrantë e kanë humbur jetën gjatë përpjekjes për ta kaluar Mesdheun, ndërsa në vitin 2016 numri i emigrantëve të tillë ja qenë 2.946.

Nga viti 2014, janë regjistruar gjithsej 27.633 raste të vdekjes së emigrantëve të cilët janë përpjekuar ta kalojnë Detin Mesdhe. Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Migrimit, numri real i të vdekurve me siguri do të jetë më i madh, pasi besohet se shumë nga lundrueset e emigrantëve janë përmbytur pa lënë gjurmë.

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR