• e premte, 05 dhjetor 2025

IOM: Gjatë përmbytjes së një anijeje në bregun e Libisë humbën jetën 42 emigrantë

IOM: Gjatë përmbytjes së një anijeje në bregun e Libisë humbën jetën 42 emigrantë

Tripoli, 12 nëntor 2025 (MIA) – Organizata Ndërkombëtare për Emigrim e KB-së njoftoi sot se 42 persona humbën jetën pasi një anije me më shumë se dhjetëra emigrantë më 3 nëntor është fundosur në bregun e Libisë, informuan mediat franceze. 

Sipas organizatës, vetëm shtatë emigrantë nga anija ishin shpëtuar. Anija transportonte gjithsej 49 emigrantë – 47 burra dhe dy gra. Ajo kishte lundruar nga bregu drejt Libisë pesë ditë para tragjedisë. 

Më 8 nëntor, autoritetet e Libisë zbatuan operacion për kërkim dhe shpëtim, gjatë të cilit ishin gjetur të mbijetuarit. Dyzetë e dy të tjerët konsiderohen të zhdukur dhe supozohet se janë të vdekur. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR