• e diel, 22 dhjetor 2024

Investimet për zhvillim të energjetikës do të vazhdojnë, paralajmëron Kovaçevski

Investimet për zhvillim të energjetikës do të vazhdojnë, paralajmëron Kovaçevski

Shkup, 26 tetor 2023 (MIA) - Vazhdojmë me realizimin e Programit të Qeverisë për periudhën 2022-2024 në pjesën e tranzicionit energjetik dhe qëndrueshmërisë, që në afat të gjatë do tpë kontribuojë për rritje të prodhimtarisë vendore të energjisë elektrike përmes invesimeve në projekte të reja energjetike, porositi sot kryemiistri Dimitar Kovaçevski.

Sipas tij me politikë të suksesshme në krizën më të madhe botërore ekonomiko-energjetike, Qeveria ka siguruar furnizim të pandërprerë me energji elektrike, ndërsa investimet në këtë sektor do të vazhdojnë.

Duke folur për planet e ardhshme theksoi se qëllimi i Qeverisë është edhe gazifikimi i plotë i shtetit.  

Ai përkujtoi se është zbatuar pako me masa anti-krizë në vlerë prej 760 milionë euro për mbështetje të qytetarëve dhe kompanive, në pjesën e përballjes me krizën energjetike dhe ekonomike.

"Nga Republika e Maqedonisë së Veriut po krijojmë një qendër të energjisë së gjelbër në rajon dhe Evropë dhe këtë e vërtetojnë të gjitha analizat që bëhen në këtë fushë. Strategjia jonë e zhvillimit të energjisë deri në vitin 2040 bazohet plotësisht në Marrëveshjen e gjelbër evropiane dhe ne tashmë po e zbatojmë atë në vend. Qeveria që unë drejtoj do të mbahet mend si qeveria nën mandatin e së cilës është instaluar kapaciteti më i madh i burimeve të ripërtëritshme të energjisë në historinë e vendit tonë", tha kryeministri Kovaçevski. mb/

Foto: MIA, Qeveria

QËNDRONI TË LIDHUR