• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Investimet kineze në Iran në vitin 2023 u rritën për dhjetë herë

Investimet kineze në Iran në vitin 2023 u rritën për dhjetë herë

Teheran, 6 shkurt 2024 (MIA) - Investimet kineze në Iran vitin e kaluar kanë arritur tre miliardë dollarë dhe ishin dhjetë herë më të mëdha se vitin e kaluar, deklaroi zëvendësministri i Ekonomisë dhe kryetari i Organizatës për investime të huaja, Ali Fekri në intervistën për IRNA.

Kapitali kinez u drejtua kryesisht në projekte në fushën e logjistikës, infrastrukturës dhe minierave.

Irani është nën sanksionet e SHBA-së dhe BE-së për zhvillimin e programit të tij bërthamor. Teherani thekson se e përdor atë për qëllime civile.

Kina është partner i rëndësishëm ekonomik për Teheranin dhe është blerësi kryesor i naftës iraniane. Të dyja vendet nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi 25-vjeçare në vitin 2021.

Që nga fillimi i mandatit të presidentit iranian Ebrahim Raisi në gusht të vitit 2021, Irani ka tërhequr 10.6 miliardë dollarë kapital të huaj, deklaroi një zyrtar i Ministrisë për Çështje ekonomike dhe financa.

Më së shumti kapital në atë periudhë investoi Rusia dhe ndër investitorët më të rëndësishëm, përveç Kinës, janë Emiratet e Bashkuara Arabe, Turqia, Iraku dhe India, deklaroi një përfaqësues iranian.

Zhvillimi dhe thellimi i marrëdhënieve me vendet fqinje është strategjia kryesore e qeverisë, theksoi Fekri.

Në vitin 2022, sipas Konferencës së Kombeve të Bashkuara për tregtinë dhe zhvillimin (UNCTAD), investimet e huaja direkte në Iran do të arrijnë vlerën prej 1.5 miliardë dollarësh. qa/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR