• e hënë, 23 dhjetor 2024

Investimet globale në ushtri janë rritur për nëntë për qind

Investimet globale në ushtri janë rritur për nëntë për qind

Londër, 13 shkurt 2024 (MIA) - Në vitin e fundit investimet në ushtri në nivel global janë rritur për nëntë për qind deri në rekord 2,2 trilionë dollarë në vit. Analiza e re parasheh rritje edhe më të madhe të investimeve në ushtri këtë vit sepse bota po hyn në "periudhë më të rrezikshme".

Sipas hulumtimit të publikuar sot nga ana e Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike, Rusia shpenzon mbi 30 për qind të buxhetit të saj në ushtri. Vendet e NATO-s i rritën investimet në ushtri për 30 për qind gjatë dekadës së fundit, që sipas gjitha gjasave është reagim për pushtimin rus në Krime në vitin 2014. 

Donald Tramp shkaktoi reagime të ashpra kur para dy ditëve u ankua se disa anëtare të NATO-s nuk e përmbushin investimin minimal në ushtri të cilin e parasheh NATO, ndërsa e cila është 2 për qind e buxhetit të shtetit. Trampi tha se mbështet sulme ndaj anëtareve të Aleancës të cilat nuk e përmbushin atë kusht. 

Në studim, Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike shkroi se SHBA-ja dhe Evropa e rrisin prodhimtarinë e raketave dhe municionit, me fokus në sistemet për mbrojtje artilerike dhe ajrore, sfera të cilat ishin lënë anash nga Lufta e Ftohtë. Kina dhe Rusia janë më shumë të përqendruara në teknologjitë e reja, siç janë raketet hipersonike të cilat udhëtojnë më shumë se pesë herë më shpejtë se zëri, gjë që e vështirëson rrëzimin e tyre. 

Partia Komuniste Kineze ka aftësi të rritur që të projektojë fuqi, për çka vendet perëndimore dhe vendet e tjera aziatike e rrisin bashkëpunimin, thuhet në studim. Përveç Kësaj, Instituti Ndërkombëtar shënoi ndikim të rritur të Iranit, i cili i furnizon Huthët me predha dhe i shet fluturake pa pilot Rusisë. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR