• e hënë, 23 dhjetor 2024

Investim i ri gjerman me 700 vende të reja pune, nesër vendosja e gurthemelit

Investim i ri gjerman me 700 vende të reja pune, nesër vendosja e gurthemelit

Shkup, 3 shtator 2024 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski paralajmëro investim të ri gjerman për prodhimin e baterive të litiumit që do të hapë 700 vende të reja pune. Siç deklaroi sot, bëhet fjalë për kompani gjermane, ndërsa nesër do të vihet gurthemeli i fabrikës.

Investimi, sipas kryeministrit, do të arrijë 60 deri në 65 milionë euro.

"Tashmë nesër, pas dy muajsh punë të palodhur dhe heqjes së të gjitha mangësive që janë grumbulluar në muajt e kaluar, do të kemi vendosjen e gurthemelit të një kompanie që vjen nga Gjermania. Investimi është 60 deri 65 milion euro, do të prodhohen bateri litiumi dhe do të krijohen rreth 700 vende të reja pune. Me përfundimin e këtij investimi do të rriten eksportet dhe me rritjen e eksporteve do të zvogëlohet diferenca, pra deficiti ndërmjet eksporteve dhe importeve, duke rritur kështu BPV-në. Të presim deri nesër, kështu që nesër publiku i Maqedonisë do të jetë dëshmitar", tha Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas lëshimit në përdorim të zgjerimit të çerdhes “Goce Dellçev” në komunën e Ilindenit. qa/

Foto: arkivi i MIA-s dhe qeveria e RMV-së

 

QËNDRONI TË LIDHUR