• e hënë, 10 shkurt 2025

Investim të ri deri në fund të këtij muaji me 200 punësime, paralajmëron kryeministri Mickoski

Investim të ri deri në fund të këtij muaji me 200 punësime, paralajmëron kryeministri Mickoski

Shkup, 9 shkurt 2025 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski sot paralajmëroi investim të ri në vend deri në fund të këtij muaji.

Kryeministri tha se negociatat me rreth pesëmbëdhjetë investitorë potencial janë në fazën përfundimtare të cilat ai pret të kalojnë shifrën e publikuar në nëntor prej një miliardë ose 1,040 miliardë euro.

"Jemi në fazën përfundimtare të rreth 15 investimeve, disa prej tyre tashmë kanë përfunduar, me disa jemi në negociata. Me disa prej tyre jemi në konkurrencë më të ngushtë me disa vende të tjera, pra në konkurrencë më të ngushtë vendoset mes nesh dhe një vendi tjetër. Pres që me një përqindje të madhe të realizimit, këto investime të jenë të suksesshme. Pres që këtë muaj një investimi i tillë me 200 vende të reja pune dhe vlerë rreth 25 milionë euro të vihet gurthemeli. Një tjetër do të fillojë në prill dhe më pas diku në mes të marsit dhe qershorit së paku pesë investime të reja - ose te vihet gurthemeli ose të merret vendim për investim në vend", ka thënë Mickoski i cili ka qenë i pranishëm në një aktivitet në komunën e Aerodromit.

Pritjet e tij, siç tha ai, janë që ky trend i cili deri në nëntor ishte rreth një miliard e 40 milionë euro, të jetë më i lartë deri në fund të vitit.

"Banka Popullore do t'i publikojë ato të dhëna në fund të këtij muaji, kështu që me intensifikimin e investimeve do të jemi vendi me numrin më të madh të investimeve të huaja për kokë banori në rajon, gjë që është mirë sepse gjithçka që ata prodhojnë do të përfshihet në përllogaritjen e BPV-së", ka thënë kryeministri Mickoski.

FOTO: arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR