• e premte, 05 dhjetor 2025

Intervistë ekskluzive e MIA-s me dr. Boljeviqin për vaksinën e re për kancer: Nga shtatori fillojmë me kurimin e të sëmurëve!

Intervistë ekskluzive e MIA-s me dr. Boljeviqin për vaksinën e re për kancer: Nga shtatori fillojmë me kurimin e të sëmurëve!

Shkup, 26 qershor 2025 (MIA) – Nga shtatori në Rusi fillojnë ekzaminimet klinike për dy lloje të vaksinave të cilat do të zbatohen te pacientët e sëmurë nga kanceri. Njëra vaksinë është vaksinë enteromik, ndërsa e dyta mRNK e cila punohet nën patronazhin e akademikut Aleksandar Ginzburg. Kjo vaksinë mRNK do të jetë e personalizuar (e përpunuar për secilin pacient veçmas) dhe pritjet janë se do të jetë shumë më efikase për arsye se ekzaminimet e deritanishme klinike mbi kafshët tregojnë rezultat 100-për qind te melanomi, respektivisht kanceri në lëkurë.

MIA kontaktoi profesorin Sergei Boljeviq, shef i Katedrës së patologjisë në Universitetin Seçenov në Moskë, që është pjesë e ekipit që punon në vaksinën mRNK. Ai në intervistën për MIA-n, ai sqaroi se vaksina e personalizuar do të përpunohet për 7 deri në 10 ditë, ndërsa kurimi do të zgjasë rreth pesë muaj. Si fillim, vaksina do të zbatohet te pacienti me melanomë dhe lloje të caktuara të kancerit të mushkërive.

- Për çdo pacient bëhet vaksinë e veçantë. Materiali merret nga tumori dhe një pjesë e indeve të shëndetshme dhe me ndihmën e inteligjencës artificiale brenda 7 deri në 10 ditë ne tashmë kemi vaksinë dhe kurimi mund të fillojë. Kurimi zgjatë nga pesë deri në gjashtë muaj dhe situata monitorohet çdo ditë. Çdo javë merren mostra që tregojnë se si tumori largohet nga trupi, respektivisht si zvogëlohet dhe si ulen qelizat e tumorit në gjak, etj. Shpresojmë për efektivitet të madh të kësaj vaksine dhe se ky do të jetë një revolucion i madh në kurimin e kancerit", tha Boljeviq për MIA-n.

Ekzaminimet klinike, të cilat profesor Boljeviq preferon t'i quajë kurim, duhet të fillojnë në shtator dhe tashmë janë përgatitur dy grupe prej 30 pacientësh nga Rusia.

- Nuk mund të kryejmë teste mbi pacientët me kancer. Sa i përket vaksinës mRNK, ajo është shumë premtuese. Shpresojmë se do të jetë shumë efektive sepse deri më tani ekzaminimet klinike kanë treguar praktikisht 100 për qind rezultat në minj kur bëhet fjalë për melanomën. Si fillim, vaksina do të zbatohet te pacienti me melanomë dhe lloje të caktuara të kancerit të mushkërive. Kjo është veçanërisht e rëndësishme sepse duam të tregojmë rezultatet e para që mund ta kurojmë pacientin në fazën e katërt të sëmundjes me metastaza", thotë Boljeviq.

Официјално е потврден првиот случај на лице заразено со новиот коронавирус во Словенија, јави дописникот на МИА од Љубљана.

Për momentin, po punohet edhe për përfshirjen e shtetasve të huaj në kurimin, por, siç thotë Boljeviqi, tani gjithçka është në fazën e përgatitjes. Janë bërë listat e pacientëve që përputhen me kritere të caktuara që duhet përmbushur.

"Ne nuk mund të marrim të gjitha llojet e tumorit, ne mund të marrim vetëm këto dy lloje dhe ndoshta kancerin e veshkave, pankreasit, gjirit, zorrës së trashë..., Sistemi imunitar duhet të jetë mjaft i ruajtur sepse nëse sistemi imunitar tashmë është shkatërruar, atëherë vështirë se mund ta ndihmojmë atë pacient sepse kjo metodologji bazohet në stimulimin e sistemit imunitar. Nëse tumori shërohet, atëherë ai lloj tumori vështirë se do të përsëritet", sqaron Boljeviqi.

Tani për tani, vaksina do të administrohet vetëm në Rusi, por Boljeviqi nuk përjashton mundësinë që në të ardhmen të bëhet e disponueshme për çdo qytetar. "Le të përfundojmë fazën e parë dhe të provojmë se kjo me të vërtetë funksionon. Atëherë mund të lëvizim për të eksportuar teknologji në çdo vend të botës", shprehet Boljeviqi.

Meqenëse bëhet fjalë për kurim të personalizuar, respektivisht vaksinë të bërë me teknologji të lartë dhe posaçërisht për secilin pacient, ajo do të paguhet, përveç për shtetasit rusë të cilët do të kenë benefite.

Vaksina e dytë që përpunohet gjithashtu në Rusi është vaksina me bazë enteromiks enterovirus, dhe 48 pacientë tashmë janë zgjedhur për ekzaminime klinike për këtë vaksinë. Kjo vaksinë punohet nën kryesimin e akademikut Andrej Kaprin. Studimet e deritanishme kanë treguar se efekti toksik është "shumë i pakonsiderueshëm". Ilaçi quhet "vaksinë" për shkak të metodës së krijimit të tij, respektivisht nga qelizat të dobësuara tumorale, të ngjashme me mikroorganizmat e dobësuar në vaksinat parandaluese.

Intervistën e transmetojmë të plotë:

Profesor, ju jeni pjesë e ekipit të shkencëtarëve që punojnë për të gjetur një vaksinë kundër kancerit. A mund të sqaroni për publikun maqedonas se çfarë lloj vaksine është sepse kam lexuar se shkencëtarët rusë po punojnë në dy lloje vaksinash?

- Po. Tani për momentim bëhet fjalë për dy lloje vaksinash. Është një vaksinë enteromiks, e cila po punohet nga Instituti Gerc nën udhëheqjen e akademikut Kaprina. Nuk është vaksinë e personalizuar, është vaksinë enterolitike e bazuar në enteroviruset. Vaksina tjetër në të cilën po punoj një ekip është vaksina mRNK nën udhëheqjen e akademikut Ginzburg. Për këto dy vaksina, provat klinike do të fillojnë në shtator, por kjo është më shumë kurim sesa ekzaminim.

Sa i përket vaksinës së mRNK, ajo është shumë premtuese dhe shpresojmë se do të jetë shumë efektive sepse studimet kanë treguar praktikisht 100 për qind rezultate në minjtë në melanomë. Si fillim, ka të ngjarë të zbatohet për pacientët me kancer të lëkurës dhe lloje të caktuara të kancerit të mushkërive. Kjo është shumë e rëndësishme sepse duam të tregojmë rezultatet e para që mund ta kurojmë pacientin në fazën e katërt me metastaza.

Materiali merret nga pacienti. Për çdo pacient jepet vaksinë e veçantë. Merret materiali i tumorit dhe materiali i indeve të shëndetshme. Brenda një ose dy orësh, me ndihmën e inteligjencës artificiale, i përpilon të gjitha ato të mundësi milionëshe që mund të jenë mutacion. Kjo do të zgjaste nga gjysmë viti në një vit për të funksionuar, por funksionon shumë shpejt dhe brenda shtatë deri në dhjetë ditë vaksina është zhvilluar dhe trajtimi mund të fillojë. Trajtimi zgjat pesë ose gjashtë muaj dhe situata monitorohet. Çdo javë merren mostra që tregojnë se si tumori largohet nga trupi, si zvogëlohet dhe si zvogëlohet sasia e qelizave tumorale në gjak. Pra, shpresojmë për efektivitet të madh të vaksinës dhe se do të jetë një revolucion në kurimin e kancerit.

null

Ju përmendët se provat klinike do të fillojnë në shtator. A është lajmëruar ndonjë pacient për kurim?

- Sa i përket Rusisë, dy grupe prej 30 pacientësh janë përgatitur tashmë në Institutin Gerzen dhe Qendrën e Onkologjisë Bllokina. Këto janë dy qendra që kanë leje për të administruar vaksinën e mRNK. Sa i përket shtetasve të huaj, mund të organizohet dhe tani po punojmë për t 'i sjellë pacientët për kurim. Tani është organizuar në mënyrë që ata të kenë trajtim të denjë në mënyrë që të marrin trajtim dhe natyrisht të shërohen. Gjithçka është e mundur, tani është në fazën e përgatitjes, bëhen listat e pacientëve që plotësojnë kritere të caktuara. Ne nuk mund t'i marrim të gjitha, por vetëm këto dy lloje tumori plus ndoshta kancerin e veshkave, pankreasit, gjirit dhe zorrës së trashë në disa variante, por këta pacientë duhet të kenë në gjakun e tyre substanca të caktuara në të cilat mund të mbështetemi në mënyrë që ata të mund të mbrojnë trupin. E dini, kanceri në organizmin është i fshehur, është si çadër e fshehur dhe nëse i japim terapi nuk mund të vjen deri te kancer, e ne tani e heqim atë çadër me metodat tona dhe trupi fillon të luftojë dhe stimulojë imunitetin dhe organizmin për të luftuar kundër qelizave të kancerit. Prandaj, duhet të ekzistojnë parakushte për të marrë rezultatin që duam.

A do të thotë kjo se sistemi imunitar i pacientëve duhet të jetë i mirë?

- Sigurisht, sistemi imunitar duhet të ruhet sepse nëse ai sistem imunitar është shkatërruar tashmë me metoda të ndryshme atëherë është e vështirë ta ndihmosh atë pacient sepse metodologjia jonë bazohet në simulimin e sistemit imunitar dhe nëse tumori shërohet, atëherë ai tumor vështirë se do të përsëritet.

Kur mund të presim që vaksina të jetë e arritshme për të gjithë pacientët?

- Kjo metodologji tani për tani do të zbatohet në Moskë. Le të përfundojmë fazën e parë dhe të tregojmë se kjo me të vërtetë funksionon, për të cilën jemi 100 për qind të bindur, dhe vetëm atëherë do të kalojmë në eksportimin e teknologjisë në çdo vend të botës.

A do të jetë kjo vaksinë falas për pacientët?

- Sa për shtetasit rusë, do të jetë falas, por të huajt do të duhet të arkëtohet. Nuk është kurim i lirë, duke qenë se është i personalizuar, për secilin pacient veçmas dhe aplikohen teknologji të shtrenjta.

Biljana Anastasova-Kostiq

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR