Interpol: Hetim hapës për 46 gra për identifikimin e mbetjeve të tyre
- Policia në gjashtë vende evropiane dhe Interpoli sërish hapin hetim për 46 gra të cilat janë vrarë apo kanë vdekur nën rrethana të dyshimta, në mënyrë që të identifikohen mbetjet e tyre, kumtoi sot Interpoli.
- Post By Arta Bunjaku
- 09:07, 8 tetor, 2024

Paris, 8 tetor 2024 (MIA) - Policia në gjashtë vende evropiane dhe Interpoli sërish hapin hetim për 46 gra të cilat janë vrarë apo kanë vdekur nën rrethana të dyshimta, në mënyrë që të identifikohen mbetjet e tyre, kumtoi sot Interpoli.
"Dëshirojmë të sjellim përgjigje për familjet dhe të sigurojmë drejtësi për viktimat", deklaroi sekretari i përgjithshëm i Interpolit; Jirgen Stok.
Operacioni i quajtur "Më identifiko" e zgjeroi hetimin jashtë Belgjikës, Holandës dhe Gjermanisë deri në Francë, Itali dhe Spanjë.
Në fazën e parë të hetimit duhej të sqaroheshin emrat dhe fati i rreth 22 grave, trupate të cilave u gjetën gjatë viteve. Falë indormatave nga opinioni, janë identifikuar mbetjet mortore të britanikes Rita Roberts, 31 vite pasi që trupi i saj u gjet në Belgjikë. Shtok theksoi se ndihma nga opinioni është kyçe. "Nuk mundemi vetë", tha ai. ab/
Foto: МIА arkivi