• e martë, 02 korrik 2024

Interi ka rënë dakord për dy transformime të verës

Interi ka rënë dakord për dy transformime të verës

 Milano, 23 prill 2024 (MIA) - Më pak  se 24 orë pasi e  fitoi skudetin, kampionin e ri të Italisë Interi publikoi sot se kanë nënshkruar me dy nënshkrime në afatin kalimtar të verës.

"Pothuajse kemi finalizuar transferimin e dy lojtarëve për sezonin e ardhshëm”, tha drejtori sportiv i Interit, Pjero Auzilio, cituar nga mediat italiane.

Sipas gazetarit Fabricio Romano, bëhet fjalë për sulmuesin e Portos, Mehdi Taremi dhe mesfushori i Napolit, Pjotr Zelinski. Marrëveshjet e të dy lojtarëve me klubet e tyre aktuale skadojnë në verë dhe të dy mund të kalojnë në Inter pa dëmshpërblim.

Interi ka mposhtur mbrëmë rivalin e qytetit Milan me 2:1 në kuadër të xhiros së 33-të të kampionatit italian dhe ka fituar titullin kampion me pesë xhiro deri në fund të sezonit. rq/

Foto: Fejsbuk

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR