• e enjte, 04 dhjetor 2025

Interi e ka emëruar rumunin Kristian Kivu si trajner kryesor

Interi e ka emëruar rumunin Kristian Kivu si trajner kryesor

Milano, 9 qershor 2025 (MIA) - Interi e ka emëruar rumunin Kristian Kivu si trajner kryesor me një kontratë dyvjeçare. Kivu e zëvendëson Simone Inzagin, i cili u largua pasi skuadra italiane humbi 0-5 në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Paris Sen Zhermen.

Ish-mbrojtësi i Interit, Kivu, i cili u largua nga Parma pas më pak se katër muajsh në krye, luajti si mbrojtës për Interin për shtatë vjet dhe ishte pjesë e ekipit të Hoze Murinjos që fitoi tripletën në vitin 2010.

"Kristian Kivu e fillon kapitullin e tretë të historisë së tij si pjesë e "neroazurëve". Dhe këtë e bën këtë me vlerat që e kanë udhëhequr gjithmonë: përkushtimin, sakrificën dhe etikën e punës", thuhet në komunikatën e klubit.

Interi e nis fushatën e tij në Kupën e Botës për Klube kundër ekipit meksikan Monterej më 17 qershor në Los Anxhelos. Inzagi, i cili u largua nga klubi javën e kaluar pas katër vitesh si trajner, i është bashkuar ekipit saudit Al-Hilal. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR