• e premte, 05 dhjetor 2025

Intensifikohet dorëzimi i ndihmës në Gaza

Intensifikohet dorëzimi i ndihmës në Gaza

Gaza, 12 tetor 2025 (MIA) - Dërgesa e ndihmës humanitare në Gazë është përshpejtuar pasi Hamasi konfirmoi se do të fillojë lirimin e pengjeve izraelite nesër në mëngjes.

"Gardian" raporton se kamionë me ndihma mbërritën këtë mëngjes në pikën kufitare Rafah, në kufirin midis Egjiptit dhe Gazës jugore. Sipas kushteve të fazës së parë të marrëveshjes së paqes, dërgesat e ndihmave në Gaza do të rriten, ndërsa organizatat humanitare po përgatiten të dërgojnë rreth 600 kamionë në ditë me ushqime dhe furnizime mjekësore.

Një zyrtar i lartë i Hamasit, Osama Hamdan, konfirmoi se lëvizja do të fillojë lirimin e pengjeve izraelite nesër në mëngjes, ndërsa armëpushimi që hyri në fuqi të premten ende po respektohet.

Armata izraelite tha se kishte përfunduar fazën e parë të tërheqjes së saj nga Gaza sipas një marrëveshjeje armëpushimi të ndërmjetësuar nga Katari, Egjipti dhe Turqia. Hamasi ka afat deri nesër në orën 12:00 sipas orës lokale për të liruar 20 pengjet e gjalla në këmbim të lirimit të gati 2,000 të burgosurve palestinezë.

Presidenti amerikan, Donald Tramp, dhe homologu i tij egjiptian, Abdel Fatah el-Sisi, do të kryesojnë nesër samitin paqësor për Gazën në vendpushimin egjiptian Sharm el-Sheik. sa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR