• e hënë, 23 dhjetor 2024

Inteligjenca ushtarake ukrainase pas thuajse një muaji konfirmoi se rusët kanë qëlluar shtabin e tyre

Inteligjenca ushtarake ukrainase pas thuajse një muaji konfirmoi se rusët kanë qëlluar shtabin e tyre

Kiev, 22 qershor 2023 (MIA) - Zëdhënësi i inteligjencës ushtarake të Ukrainës, Andrij Jurov konfirmoi se në sulmin raketor rus në fund të majit është qëlluar shtabi i tyre, por se "nuk e arritën qëllimin e dëshiruar dhe të paralajmëruar", transmeton DPA.

Për sulmet raketore ndaj inteligjencës ushtarake ka folur edhe presidenti rus Vlladimir Putin. Pasi filloi invazionin e plotë ndaj Ukrainës më 24 shkurt 2022, udhëheqësia ruse ka kërcënuar vazhdimisht se do të sulmojë "qendrat vendimmarrëse të këtij vendi".

Informacioni i parë për sulmin në shtabin e inteligjencës ushtarake u shfaq më 29 maj. Më pas dëshmitarë okularë lajmëruan për shpërthime në ishullin Ribalski të Kievit në lumin Dnjepër.

Kievi asokohe nuk dha deklaratë zyrtare.

Jusov edhe tani nuk ka komentuar pasojat e sulmit, duke thënë se këtë do ta bëjë vetëm pas përfundimit të luftës.

Disa media ruse informuan se në granatimet është plagosur edhe shefi i Shërbimit të zbulimit ushtarak të Ukrainës, Kiril Budanov.

Pas disa javësh heshtje, Budanov dje përsëri u shfaq në televizionin ukrainas.

Duket se ai nuk ka marrë lëndime të dukshme, njofton DPA.

Foto: Ueb faqja e MM të Ukrainës

QËNDRONI TË LIDHUR