• e premte, 28 qershor 2024

Inteligjenca izraelite disa javë para 7 tetorit paralajmëroi për sulmin e Hamasit

Inteligjenca izraelite disa javë para 7 tetorit paralajmëroi për sulmin e Hamasit

Tel Aviv, 18 qershor 2024 (MIA) – Transmetuesi publik izraelit Kan raportoi dje se inteligjenca izraelite i kishte paralajmëruar zyrtarët ushtarakë izraelitë disa javë para sulmit të Hamasit më 7 tetor të vitit të kaluar se grupi palestinez po përgatit një sulm.

Njësia e inteligjencës së sinjaleve të ushtrisë izraelite ka përgatitur raport që në shtator, më pak se një muaj para sulmit të Hamasit që ndezi luftën aktuale në Rripin e Gazës.

Sipas Kan, dokumenti i inteligjencës së Njësisë 8200 përfshin detaje të luftëtarëve elitë të Hamasit që stërviten për të marrë pengje dhe planet për të sulmuar pozicionet ushtarake dhe komunitetet izraelite në Izraelin jugor. Në raportin theksohet gjithashtu se militantët palestinezë synojnë të marrin qindra pengje.

Në sulmin e Hamasit u vranë 1.194 njerëz, kryesisht civilë, ndërsa 251 njerëz u morën si pengjë, 116 prej të cilëve janë ende në Rripin e Gazës. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR