• e shtunë, 22 shkurt 2025

Inteligjenca e Koresë së Jugut: Rreth 300 ushtarë koreanoveriorë humbën jetën në luftën ndaj Ukrainës

Inteligjenca e Koresë së Jugut: Rreth 300 ushtarë koreanoveriorë humbën jetën në luftën ndaj Ukrainës

Seul, 13 janar 2025 (MIA) - Të paktën 300 ushtarë koreanoveriorë të cilët kanë luftuar në anën e Rusisë kundër Ukrainës janë vrarë në luftë, ndërsa rreth 2.700 janë plagosur, njoftoi në mëngjes Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës koreanojugore (NIS).

Informacioni është dhënë gjatë mbledhjes pas dyerve të mbyllura të komisionit parlamentar për inteligjencë, tha deputeti Li Seung-Kvon nga Partia e Fuqisë së Popullit në pushtet. Li tha se NIS gjithashtu ka informuar se Koreja e Veriut i ka urdhëruar ushtarët e saj të kryejnë vetëvrasje që të mos robërohen të gjallë nga ushtria ukrainase. Deputeti tha se njëri nga dy ushtarët koreanoverior të robëruar nga forcat ukrainase në rajonin Kursk në Rusi, ka refuzuar ofertën për azil në Korenë e Jugut.

Në videon gati treminutëshe, të cilën presidenti ukrainas Volodimir Zelenski e publikoi dje në X, njëri nga ushtarët e plagosur koreanoverior thotë se dëshiron të qëndrojë në Ukrainë në pyetjen nëse dëshiron të kthehet në vend. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR