Inteligjenca britanike: Edhe rusët edhe ukrainasit pësojnë humbje të rënda
- Si forcat ukrainase ashtu edhe ato ruse po pësojnë humbje të mëdha, tha inteligjenca ushtarake britanike, ndërsa Kievi feston çlirimin e një vendbanimi të tetë në jug të vendit, dy javë pas fillimit të kundërofensivës.

Londër, 19 qershor 2023 (MIA) - Si forcat ukrainase ashtu edhe ato ruse po pësojnë humbje të mëdha, tha inteligjenca ushtarake britanike, ndërsa Kievi feston çlirimin e një vendbanimi të tetë në jug të vendit, dy javë pas fillimit të kundërofensivës.
Zyrtarët britanikë thanë se shkalla e viktimave në mesin e trupave ruse ishte në nivelin e saj më të lartë që nga kulmi i betejës për Bahmutin në rajonin e Doneck në mars, me ç'rast Ukraina pretendon se 4,600 ushtarë u vranë ose u plagosën.
“Përparimi i forcave ukrainase si në lindje ashtu edhe në jug të vendit ka qenë i ngadaltë dhe një pjesë e madhe e armëve të rënda perëndimore dhe brigadave të reja ende nuk janë përfshirë në luftime”, thuhet në kumtesën. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s