• e enjte, 30 janar 2025

Inteligjenca artificiale mund t'i identifikojë gratë në rrezik nga kanceri i gjirit disa vite më parë

Inteligjenca artificiale mund t'i identifikojë gratë në rrezik nga kanceri i gjirit disa vite më parë

Oslo, 28 janar 2025 (MIA) – Inteligjenca artificiale mund të identifikojë gra të cilat kanë rrezik të rritur nga zhvillimi i kancerit të gjirit disa vjet para se të diagnostikohet, njoftoi sot Instituti Norvegjez i Shëndetit Publik (FHI).

Pesë hulumtues nga Instituti, Universiteti në Kaliforni dhe Universiteti në Uashington morën qasje në program të kapshëm komercial për inteligjencë artificiale për analizë retroaktive të mamografive të 116.495 grave të cilat morën pjesë në programin norvegjez për detektim ndërmjet vitit 2004 dhe 2018. 

Gjithsej, 1.607 e grave kanë zhvilluar kancer të gjirit. 

Algoritmi mund të parashikojë cilat gra kanë rrezik më të madh të zhvillojnë kancer të gjirit, e madje edhe të identifikojë se cilët gjinj janë të ekspozuar në rrezik, katër deri gjashtë vjet para diagnozës. 

“Vërejtëm se gjiri te i cili u zhvillua kancer ka notë për inteligjencë artificiale rreth dy herë më të madhe se gji tjetër”, tha Solveig Hofvind, i cili e udhëheq programin për zbulimin dhe projektin për inteligjencë artificiale. 

“Studimi tregon se algoritmet për inteligjencë artificiale të cilat tashmë janë në dispozicion në treg mund të shfrytëzohen për zhvillim të programeve më të personalizuara për zbulim”, tha ajo.

Inteligjenca artificiale mund të shfrytëzohet për zbulim të hershëm të kancerit të gjirit, për uljen e shpenzimeve dhe targetim më të mirë të popullsive ne rrezik, njoftoi FHI. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR