• e hënë, 23 dhjetor 2024

Inteligjenca artificiale do të shpenzojë trefish më shumë energji në Evropë deri në vitin 2030

Inteligjenca artificiale do të shpenzojë trefish më shumë energji në Evropë deri në vitin 2030

Bruksel, 1 nëntor 2024 (MIA) – Inteligjenca artificiale (IA) shpenzon aq shumë energji sa pritet që deri në vitin 2030 qendrat e të dhënave të cilat e mbështesin këtë teknologji në Evropë do të shpenzojnë gati trefish më shumë energji se sa tani, tregon një hulumtim i publikuar sot. 

Sipas studimit të kompanisë konsultuese McKinsey, nevoja për energji elektrike do të rritet nga 62 të tanishmet në më shumë se 150 teravat orë (TWh) deri në vitin 2030, që nënkupton se IA ju përbën rreth pesë për qind nga konsumi i përgjithshëm i energjisë në Evropë, përkundër dy për qind të tanishme, transmeton DPA.

Kërkesa e rritur për energji elektrike nga IA mund t’i përshpejtojë ndryshimet klimatike nëse nuk përmbushen nevojat energjetike nga burimet e rinovueshme, paralajmëron studimi. Për momentin, një pjesë e madhe e energjisë për qendrat e të dhënave ende vjen nga karburantet fosile. fc/

Fotografia: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR