Instituti Rumun bën thirrje për ndalimin e simboleve komuniste për shkak të nostalgjisë në rritje pas regjimit
- Kryetari ekzekutiv i Institutit Rumun për Hulumtimin e Krimeve të Komunizmit (IICCMER), Florin-Daniel Sandru, i bëri thirrje koalicionit qeverisës në Rumani që të miratojë urgjentisht një ligj që do të ndalonte simbolet e regjimit komunist, njoftoi agjencia "Axherpres.
- Post By Sara Ademi
- 17:22, 23 korrik, 2025
Bukuresht, 23 korrik 2025 (MIA) - Kryetari ekzekutiv i Institutit Rumun për Hulumtimin e Krimeve të Komunizmit (IICCMER), Florin-Daniel Sandru, i bëri thirrje koalicionit qeverisës në Rumani që të miratojë urgjentisht një ligj që do të ndalonte simbolet e regjimit komunist, njoftoi agjencia "Axherpres.
Sandru vlerësoi se, duke pasur parasysh "nostalgjinë" në rritje për komunizmin, nevojiten masa ligjore për të parandaluar glorifikimin e ideologjive totalitare.
Sipas një sondazhi të kryer nga IICCMER, pothuajse 48 përqind e rumunëve besojnë se jeta nën regjimin komunist ishte më e mirë, ndërsa 55.8 përqind besojnë se regjimi ishte një "punë e mirë" për vendin.
Sandru paralajmëroi për pasoja të rënda nëse një ligj i tillë nuk miratohet në kohë, duke thënë se kjo mund të çojë në "rehabilitimin" e simboleve totalitare dhe destabilizimin e shoqërisë.
Ai u bëri thirrje partive politike të reagojnë shpejt, me qëllim parandalimin e përhapjes së simboleve komuniste në hapësirën publike dhe mbrojtjen e vlerave demokratike të Rumanisë. sa/
foto: EPA