• e diel, 22 dhjetor 2024

Instituti për Studime Ushtarake: Putini e kuptoi se është shumë e rrezikshme që ta eliminojë Prigozhinin

Instituti për Studime Ushtarake: Putini e kuptoi se është shumë e rrezikshme që ta eliminojë Prigozhinin

Uashington, 28 qershor 2023 (MIA) - Presidenti rus Vladimir Putin sipas gjitha gjasave me kohë e kuptoi se nuk mund ta elimonojë themeluesin e ushtrisë mercenare "Vagner", Evgenij Prigozhin, ndërsa njëkohësisht të mos e bëjë martir, njoftoi sot tink-tenku amerikan për mbrojtje dhe siguri Instituti për Studime të Ndryshme (ISW).

Të përkujtojmë, presidenti rus Putin, përmes ndërmjetësuesit, presidentit bjellorus Aleksandar Llukashnko, e ndjek Prigozhinin në Bjellorusi dhe i hodhi poshtë të gjitha kallëzimet penale kundër tij, pasi luftëtarët e "Vagnerit", në krye me Prigozhinin, të shtunën filluan kryengritje në Rusi. 

Edhe pse kryengritja e "Vagnerit" rezultoi me vdekje të pilotëve rusë të cilët e sulmuan konvojin e tyre që lëvizte drejt Moskës, ISV (ISW) bën të ditur se Prigozhin "ende gëzon mbështetje" te opinioni rus, si dhe te armata e rregullt. 

Shefi i Vagnerit me muaj zhvillonte fushatë për ndryshime në krye të ushtrisë ruse, duke e akuzuar Ministrinë e Mbrojtjes për neglizhencë të personelit ushtarak të përfshirë në luftërat në Ukrainë, porosi që pati jehonë të fuqishme te shumë ushtarë dhe familjet e tyre. 

"Kremlini duhet të kujdeset që këto grupe t'i humbin të gjitha iluzionet që në mënyrë efektive ta privojë nga mbështetja më e gjerë në Rusi", bëhet e ditur në raportin më të ri të ISW.

“Kremlini sipas gjitha gjasave do ta sulmojë fuqishëm dhe ta shajë vazhdimisht Prigozhinin në publik për të thyer mbështetjen publike për të, por edhe për të dekurajuar 'Vagnerët' që duan ta ndjekin atë në Bjellorusi, si dhe për të shkatërruar fuqinë e tij financiare", bëhet e ditur në raportin e Institutit të Studimeve Ushtarake. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR