• e hënë, 23 dhjetor 2024

INSTAT: Shqipëria ka 2,4 milionë banorë, mbi 400 mijë më pak se regjistrimi në vitin 2011

INSTAT: Shqipëria ka 2,4 milionë banorë, mbi 400 mijë më pak se regjistrimi në vitin 2011

Tiranë, 28 qershor 2024 (MIA) - Instituti i Statistikave INSTAT njoftoi sot se në bazë të të dhënave të mbledhura nga regjistrimi i popullsisë, Shqipëria ka 2.402.113 milionë banorë.

Nga kjo rezulton gjithashtu se në vend ka 755.950 amvisëri me një madhësi mesatare prej 3,2 anëtarësh për familje, që jetojnë në 1.082.529 shtëpi.

Krahasuar me regjistrimin e bërë në vitin 2011, numri i popullsisë është më i ulët për 409.864 banorë.

Në vitin 2001 janë regjistruar 3.069.275 banorë.

"Shprehur në përqindje, numri i popullsisë në krahasim me regjistrimin e vitit 2011 është ulur për 16 për qind. Në periudhën 2001/2011 rënia është për tetë për qind. Rezulton se përqindja e rënies së popullsisë është dy herë më e lartë, raporton Euronews.albania.

Ky operacion i rëndësishëm statistikor u krye nga 18 shtatori deri më 30 tetor të vitit të kaluar. Formulari i regjistrimit përmbante 100 pyetje dhe vetëm për tre, përkatësia etnike dhe fetare dhe gjuha, përgjigja nuk ishte e detyrueshme.

Ky është regjistrimi i 12-të me radhë, që nga shpallja e Shqipërisë shtet i pavarur në vitin 1912. Regjistrimi i parë u krye në vitin 1923 dhe i parafundit në vitin 2011. Ai i planifikuar për vitin 2021 u shty për shkak të pandemisë Kovid-19 dhe vitin pasardhës sepse “nuk u siguruan mjetet e nevojshme për mbledhjen e informacioneve në terren”. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR