• e enjte, 10 korrik 2025

INSTAT: Popullata e Shqipërisë më 1 janar 2025 më e vogël për 1,2 për qind në krahasim me vitin 2024

INSTAT: Popullata e Shqipërisë më 1 janar 2025 më e vogël për 1,2 për qind në krahasim me vitin 2024

Tiranë, 14 qershor 2025 (MIA) - Popullata  e Shqipërisë më 1 janar 2025 rezulton 2.363.314 banorë, duke pësuar rënie me 1,2 %, krahasuar me 1 janar 2024, kumtoi Instituti për statistika (INSTAT).

Sipas burimit të njejtë, shtesës natyrore e popullsisë (lindje-vdekje) për vitin 2024 regjistroi 1.208 lindje më shumë se vdekje.

Numri i imigrantëve shënoi rënie me 28.836 persona.

Përllogaritjet e popullsisë më 1 janar 2025 tregojnë se vetëm qarku i Tiranës shënoi rritje të popullsisë, krahasuar me një vit më parë me 0,2 %. Uljet më të mëdha të popullsisë u shënuan në qarqet: Shkodër me 2,5 % më pak dhe Kukës me rënie 2,3 %.

Tirana, Fieri dhe Elbasani kanë peshën më të lartë në popullsinë gjithsej.

Më 1 janar 2025, Tirana zë rreth 32,2 % të popullsisë gjithsej, duke vazhduar të jetë qarku më i populluar i vendit, ndjekur nga Fieri dhe Elbasani me nga 9,9 % dhe 9,6 % përkatësisht. 

Fotо: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR