• e shtunë, 23 nëntor 2024

INSTAT pas sulmit të hakerëve: Të dhënat e regjistrimit nuk janë prekur, janë të ruajtura në sisteme tjera

INSTAT pas sulmit të hakerëve: Të dhënat e regjistrimit nuk janë prekur, janë të ruajtura në sisteme tjera

Tiranë, 1 shkurt 2024 (MIA) - Sulmi hakeror i grupit iranian “drejtësia e atdheut" (Homeland Justice) në ueb faqen e Institutit të Statistikave të Shqipërisë, INSTAT, është konfirmuar edhe nga institucioni.

Nga aty shtojnë se janë sulmuar disa sisteme dhe garantojnë se të dhënat nga regjistrimi i popullsisë “nuk janë subjekt i këtij sulmi sepse ruhen në sisteme të tjera, të destinuara vetëm për këtë qëllim”.

"INSTAT e informoi opinionin se më 31 janar 2024, sistemet e tij kompjuterike iu nënshtruan një sulmi të sofistikuar kibernetik. INSTAT u përgjigj shpejt dhe profesionalisht për të parandaluar dhe minimizuar dëmet e mundshme nga sulmi. Ai mbylli menjëherë lidhjet e internetit dhe aktivizoi protokollet e urgjencës për të siguruar mbrojtjen e të dhënave dhe informacionit statistikor. E sigurojmë opinionin se të dhënat nga regjistrimi i popullsisë nuk i nënshtrohen këtij sulmi sepse ruhen në sisteme të tjera të destinuara vetëm për këtë qëllim", qëndron në kumtesën.

Shtohet se aktualisht, nga hetimet e para të kryera nga ekspertë të IT-së, është konstatuar se nga sulmi janë prekur disa sisteme të institucionit.

"Në hetimet janë përfshirë ekspertë kombëtarë të sigurisë kibernetike, të cilët po bashkojnë burimet e tyre për të kryer një hetim të detajuar mbi këtë sulm. Objektivat kryesore përfshijnë përcaktimin e shkaqeve rrënjësore të sulmit, vlerësimin e shkallës së dëmit dhe hartimin e zgjidhjeve efektive për të zbutur rreziqet e ardhshme, shtohet më tej.

Theksohet se po punon ngushtë me autoritetet kompetente për të hetuar dhe identifikuar burimin dhe motivet e sulmit kibernetik, si dhe për të rivendosur "funksionimin normal të sistemeve të saj IT dhe për të forcuar masat e sigurisë kibernetike".

"Dhe falenderojmë opinionin për mirëkuptimin dhe mbështetjen në këtë situatë të jashtëzakonshme. Njëkohësisht vlerësojmë shumë besimin e qytetarëve dhe partnerëve në punën tonë dhe jemi të përkushtuar të vazhdojmë të ofrojmë të dhëna statistikore zyrtare të besueshme, të sakta dhe të pavarura, thuhet në fund të kumtesës nga INSTAT.

Faqja e Institutit nuk është më e disponueshme kur kërkohet në Gugëll, ndërsa hakerët në rrjetet sociale kanë publikuar të dhëna delikate për punonjësit e administratës, si numrin e llogarive bankare, numrat e tyre amë, emrin, mbiemrin, numrin e telefonit, adresa e-mail adresa postare, adresa e banimit. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR