• e shtunë, 21 dhjetor 2024

INSTAT: Gjithnjë e më shumë të huaj jetojnë dhe punojnë në Shqipëri

INSTAT: Gjithnjë e më shumë të huaj jetojnë dhe punojnë në Shqipëri

Tiranë, 24 gusht 2024 (MIA) - Të dhënat e Institutit për statistika, INSTAT, tregojnë se po rritet interesi i shtetasve të huaj për të jetuar dhe punuar në Shqipëri.

Numri i tyre shënon rritje prej 18,2% gjatë vitit 2023 lidhur me vitin paraprak.

"Në fund të vitit të kaluar, numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri ishte 21.460. Qytetarët me prejardhje nga Kosova, Italia dhe Turqia janë numri më i madh i të huajve me leje qëndrimi të cilët e kanë zgjehdur Shqipërinë për të jetuar dhe punuar gjatë vitit të kalaur", kumtuan mediumet.

Shkaqet për popullimin e Shqipërisë janë të ndryshme, por mbisundon ajo për të përfituar. Për italianët dhe turqit, arsye kryesore është puna, qytetarët kosovarë më shumë vijnë për bashkim familjar.

"Informatë interesante është rritja e numrit të shtetasve idnianë të cilët vijnë për shkak të punës. Pothuajse dyfish më shumë e qytetarëve të cilët vijnë për punë në Shqipëri janë edhe ata me prejardhje nga filipinet dhe Bangladeshi", theksojne mediumet.

Gjatë vitit të kaluar rritje prej mbi 22 për qind shënojnë edhe kërkesat për marrje të leje-qëndrimit.

Në vitin 2023 janë evidentuar 6.630 të huaj të cilët kanë hyrë në territorin e shtetit pa dokumentacion të rregullt, prej të cilëve pjesa më e madhe, rreth 44 për qind janë të huaj me prejardhje nga Afganistani dhe Siria. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR