• e mërkurë, 16 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Inspektori kryesor i Pentagonit po heton përdorimin e "Signal"-it për qëllime ushtarake

Inspektori kryesor i Pentagonit po heton përdorimin e

Uashington, 4 prill 2025 (MIA) - Zyra e inspektorit kryesor të Pentagonit sot publikoi se e fillon hetimin për përdorimin e aplikacionit publik dhe të paklasifikuar të mesazheve "Signal" nga ana e sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Pit Hegset për të koordinuar sulmet ajrore kundër rebelëve jemenë Huthë, të cilët filluan më 15 mars.

"Qëllimi i këtij inspektimi është të përcaktohet se deri në çfarë mase ministri i Mbrojtjes dhe zyrtarët tjerë në Ministri kanë respektuar politikat dhe procedurat për përdorimin e aplikacioneve publike për komunikime zyrtare", thuhet në shënimin zyrtar të u.d. inspektor kryesor, Stiven Stebins.

Në shënimin shtohet se hetimi do të përcaktojë nëse janë respektuar rregullat për klasifikimin dhe ruajtje të dokumenteve. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR