Inga Ruginiene zgjidhet kryeministre e re e Lituanisë
- Parlamenti i Lituanisë sot e konfirmoi Inga Ruginienen nga Partia Socialdemokrate si kryeministre të re, pas dorëheqjes së ish-kryeministrit në korrik për shkak të hetimit për keqpërdorime të mundshme financiare.
Villnus, 26 gusht 2025 (MIA) - Parlamenti i Lituanisë sot e konfirmoi Inga Ruginienen nga Partia Socialdemokrate si kryeministre të re, pas dorëheqjes së ish-kryeministrit në korrik për shkak të hetimit për keqpërdorime të mundshme financiare.
"Dëshira ime më e madhe është të qëndroj përsëri para jush në fund të mandatit tim dhe të them se së bashku kemi arritur diçka të rëndësishme", deklaroi para deputetëve Ruginiene, një ish-lidere sindikate dhe ministre për siguri sociale.
Ajo ka 15 ditë kohë për të paraqitur programin e saj qeveritar për votim në parlament. Kryeministrja e re paralajmëroi se do të vazhdojë mbështetjen e saj për Ukrainën, do të punojë për të zvogëluar pabarazitë dhe do të investojë në mbrojtje.
Paraardhësi saj, Gintautas Paluckas dha dorëheqje për shkak të hetimit për krime të mundshme financiare që lidhen me kompanitë e tij. ls/
Foto: EPA