• e hënë, 09 mars 2026

Inflacioni në shkurt krahasuar me janarin 0,2 për qind

Inflacioni në shkurt krahasuar me janarin 0,2 për qind

Shkup, 9 mars 2026 (MIA) - Inflacioni i matur përmes indeksit të shpenzimeve të jetesës në shkurt krahasuar me janarin e këtij viti arrin 0,2 për qind, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikave.

Indeksi i çmimeve me pakicë në shkurt krahasuar me janarin e këtij viti arrin 99,7.

Siç njofton ESHS, indeksi i çmimeve të shpenzimeve në shkurt të vitit 2026, krahasuar me shkurtin e vitit 2025, shënoi një rritje prej 2,9 për qind, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë është rritur për 1,6 për qind.

Në shkurt të vitit 2026, krahasuar me janar të vitit 2026, rritje e shpenzimeve të jetesës është regjistruar në grupet: Shërbime për arsim për 4 për qind, Veshmbathje për 1,1 për qind, Kujdes personal, mbrojtje sociale dhe mallra e shërbime të ndryshme për 0,9 për qind, Rekreacion, sport dhe kulturë, Pije alkoolike, duhan dhe narkotikë për 0,3 për qind, Strehim, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera, Ushqim dhe pije joalkoolike për 0,2 për qind.

Rënia e inflacionit në shkurt të vitit 2026, krahasuar me janarin e vitit 2026, është rezultat i uljes së shpenzimeve të jetesës në grupet e mëposhtme: Transporti për 0,8 për qind, Kujdesi shëndetësor për 0,6 për qind, Mobilje për shtëpi, pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje e rregullt e shtëpive për 0,5 për qind, Informacion dhe komunikim për 0,2 përqind, Restorante dhe shërbime akomodimi për 0,1 për qind.

Shpenzimet e jetesës në grupin Sigurimeve dhe shërbimeve financiare mbetet në të njëjtin nivel si në muajin e kaluar.mb/

Foto: Arkivi i MIA-s dhe printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR