• e diel, 06 tetor 2024

Inflacioni në muajin gusht në krahasim me korrikun 0,5 për qind, rritje më e madhe e shpenzimeve për ushqim dhe pije joalkoolike

Inflacioni në muajin gusht në krahasim me korrikun 0,5 për qind, rritje më e madhe e shpenzimeve për ushqim dhe pije joalkoolike

Shkup, 10 shtator 2024 (MIA) - Inflacioni i matur përmes indeksit të shpenzimeve së jetesës në gusht, në krahasim me korrikun e këtij viti është 0,5 për qind, publikoi sot Enti Shtetëror për Statistikë (ESHS).

Çmimet me pakicë në gusht në krahasim me korrikun e këtij viti janë rritur me 0,5 për qind. Shpenzimet e jetesës në gusht të këtij viti, në krahasim me gushtin e vitit të kaluar, shënuan rritje prej 2,2 për qind, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë për 3 për qind.

Rritja e inflacionit në gusht të vitit 2024, në krahasim me korrikun e vitit 2024, është rezultat i rritjes së shpenzimeve së jetesës në grupet: ushqime dhe pije joalkoolike për 1,2 për qind, rekreacion dhe kulturë për 1,1 për qind, shëndetësi për 0,8 për qind, restorante dhe hotelet me 0,7 për qind, banesat, uji, rryma, gazi dhe lëndët djegëse të tjera për 0,6 për qind, mobiliet, amvisëritë dhe mirëmbajtja e amvisërisë, komunikimet për 0,5 për qind, pijet alkoolike, duhani dhe narkotikët për 0,1 për qind.

Në gusht të vitit 2024, në lidhje me korrikun e vitit 2024, u shënua ulje e shpenzimeve së jetesës në grupet e mëposhtme: transport për 2,2 për qind, veshje dhe këpucë, mallra dhe shërbime të ndryshme për 0,3 për qind.

Shpenzimet e jetesës në grupin e arsimit mbeten në të njëjtin nivel, si dhe në muajin e kaluar. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR