• e martë, 03 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Indonezia është e gatshme të sigurojë strehim për palestinezët e prekur nga lufta në Rripin e Gazës

Indonezia është e gatshme të sigurojë strehim për palestinezët e prekur nga lufta në Rripin e Gazës

 Xhakartë, 9 prill 2025 (MIA) - Indonezia është e gatshme të sigurojë strehim të përkohshëm për palestinezët e prekur nga lufta në Rripin e Gazës, si dhe të kontribuojë në përfundimin e konfliktit në enklavën palestineze, deklaroi këtë mëngjes presidenti i Indonezisë, Prabovo Subianto. 

Subianto vlerësoi se në valën e parë mund të ketë 1.000 palestinezë të cilët do të vijnë në Indonezi dhe se do të kthehen kur të rimëkëmben dhe kur situata në Rripin e Gazës të jetë e sigurtë.

Ai tha se e urdhëroi ministrin indonezian për Punë të Jashtme urgjentisht të bisedojë me palestinezët dhe me palët e tjera se si t'ë evakuohen palestinezët në Indonezi. 

 "Jemi të gatshëm t'i evakuuojmë të plagosurit, të traumatizuarit, jetimët", deklaroi Prabovo. 

 Indonezia po merret për zgjedhjen me dy shtete për Rripin e Gazës dhe dërgon ndihma humanitare në enklavën palestineze.

 Para dy muajsh, Indonezia njoftoi se janë kundër çdo përpjekje për të dëbuar me forcë palestinezët nga Rripi i Gazës, e cila u propozua nga presidenti i SHBA-së Donald Tramp si një zgjidhje e përhershme. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR