• e diel, 22 dhjetor 2024

India së shpejti do të fillojë regjistrimin e vonuar prej vitesh, paralajmëroi ministri indian i Punëve të Brendshme

India së shpejti do të fillojë regjistrimin e vonuar prej vitesh, paralajmëroi ministri indian i Punëve të Brendshme

Nju-Delhi, 17 shtator 2024 (MIA) - India së shpejti do të fillojë regjistrimin e saj të vonuar trevjeçar, publikoi sot ministri indian i Punëve të Brendhsme, Amit Shah, i cituar nga mediat britanike.

Regjistrimi kombëtar, i cili zbatohet një herë në dekadë, duhej të zbatohet në vitin 2021, por u vonua për shkak të pandemisë Kovid-19 dhe për shkaqe teknike dhe organizative, kumtoi agjencia.

Qeveria e kryeministrit indian Narendra Modi ka për qëllim të plotësojë zbraztira të rëndësishme në të dhënat e popullsisë së vendit në mandatin e tretë të kryeministrit pas vitesh kritika mbi këtë çështje. Për studimin e ri, Indisë do t'i nevojiten rreth 18 muaj. rq/bsh/

Foto: EPA 

QËNDRONI TË LIDHUR