• e premte, 05 dhjetor 2025

India ka hedhur poshtë pretendimet për rrëzimin e aeroplanëve si "dezinformatë"

India ka hedhur poshtë pretendimet për rrëzimin e aeroplanëve si

Nju Delhi, 7 maj 2025 (MIA) - India u prononcua në lidhje me pretendimet e Pakistanit se gjatë natës u rrëzuan pesë aeroplanë luftarakë indianë, duke e quajtur raportin "dezinformatë".

Ambasada e Indisë në Kinë publikoi ​​një deklaratë në rrjetet sociale si përgjigje të një artikulli të medias shtetërore kineze "Global tajms", në të cilën thuhej se forcat ajrore të Pakistanit rrëzuan aeroplanë indianë si hakmarrje për sulmet me raketa.

"I dashur @globaltimesnews, ju rekomandojmë që të kontrolloni faktet tuaja dhe të rishqyrtoni burimet tuaja para se të publikoni lloje të tjera të dezinformatave", thuhet në publikimin e Ambasadës, duke iu përgjigjur raportimit të tabloidit për sulmet ushtarake indiane që dyshohet se synojnë infrastrukturën terroriste të Pakistanit gjatë  #OperationSindoor në vazhdim. rq/

Foto: printskrin

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR