• e mërkurë, 03 korrik 2024

India garanton sigurinë e anijeve të mallrave rreth Detit të Kuq

India garanton sigurinë e anijeve të mallrave rreth Detit të Kuq

Nju-Delhi, 5 janar 2024 (MIA) - Ministria e Mbrojtjes së Indisë garanton sigurinë e anijeve të mallrave indiane rreth Detit të Kuq, ku situata e sigurisë është përkeqësuar, tha sot një burim qeveritar anonim.

Ai thotë se marrja e një rruge më të gjatë dhe anashkalimi i Detit të Kuq shkakton shpenzime më të larta të transportit dhe sigurimit.

Anijet e mallrave shmangin lundrimin nëpër Detin e Kuq pasi rebelët Huthë të Jemenit shtuan sulmet detare ndaj anijeve tregtare si përgjigje ndaj sulmeve izraelite në Rripin e Gazës.  rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR