Indi: Të gjallë janë të gjithë 40-të punëtorët e bllokuar në shëmbjen e tunelit
- Të gjallë janë të gjithë 40 punëtorët që ishin të bllokuar nga e diela gjatë shëmbjes së një tuneli trafiku në ndërtim në Indinë veriore, kumtoi sot ekipi i shpëtimit.

Nju Delhi, 13 nëntor 2023 (MIA) - Të gjallë janë të gjithë 40 punëtorët që ishin të bllokuar nga e diela gjatë shëmbjes së një tuneli trafiku në ndërtim në Indinë veriore, kumtoi sot ekipi i shpëtimit.
"U dërguam ujë dhe ushqim," tha një përfaqësues i forcave për reagim të shpejtë ndaj fatkeqësive.
Rreth 200 metra nga tuneli u shemb dje.
Punëtorët po furnizohen me oksigjen përmes vrimave të rrënojave. ls/
.Foto: Arkivi i MIA-s