• e hënë, 23 dhjetor 2024

Indeksi global i qendrave financiare: Nju - Jorku është qyteti më i përshtatshëm për biznes

Indeksi global i qendrave financiare: Nju - Jorku është qyteti më i përshtatshëm për biznes

Nju-Jork, 22 tetor 2023 (MIA) - Nju-Jorku është i pari në listën e qyteteve botërore më të përshtateshme për biznes, ndërsa shtatë qytete evropiane janë në mesin e 20 qendrave më të mira financiare, sipas renditjes së re të Indeksit global të qendrave financiare (GFCI).

Në pjesën e sipërme të listës dominojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa Londra edhe më tutje është lidere në Evropë dhe në vendin e dytë në kualifikimet e përgjthshme. 

Pas saj janë Singapori, Hong Kongu dhe San Francisko në vendin e tretë, të katërt dhe të pestë, ndërsa Gjeneva është qyteti i vetëm tjetër evropian, përveç kryeqytetit britanik, në dhjetë të parët. Gjeneva e rriti imazhin për 29 pikë dhe i kërceu rivalët e tij financiarë nga viti i kaluar, duke kërcyer nga pozita e 23-të në pozitën e dhjetë.

Analistët thonë se mjedisi rregullator në Zvicër dhe niveli i ulët i korrupsionit përfaqësojnë përparësi të mëdha për fuqinë financiare të qyteteve të tij. 

Frankfurti, shtëpia e Bankës Qendrore Evropiane (BQE), u ngrit nga vendi i 17-të në vendin e 14-të në nivel global, përderisa Parisi ra nga vendi i 14-të në vendin e 15-të. 

Qytete të tjera evropiane në top 20 janë Luksemburgu në vendin e 16-të, Cyrihu në vendin e 18-të dhe Amsterdami në vendin e 19-të. fc/

Fotografia: Piksabej

QËNDRONI TË LIDHUR