Indekset amerikane të bursave u rritën për shkak të marrëveshjes tregtare mes SHBA-së dhe Kinës
- Vlerat e aksioneve amerikane sot sërish u rritën, që e vazhdoi trendin pozitiv për shkak të zbutjes së tensioneve tregtare mes SHBA-së dhe Kinës.
- Post By Arta Bunjaku
- 18:56, 13 maj, 2025

Nju-Jork, 13 maj 2025 (MIA) - Vlerat e aksioneve amerikane sot sërish u rritën, që e vazhdoi trendin pozitiv për shkak të zbutjes së tensioneve tregtare mes SHBA-së dhe Kinës.
Pas hapjes së bursave amerikane në mëngjes, indeksi Dau Xhons u rrit për 171 pikë apo 0,4 për qind nga vlera e vet, S&P 500 për 0,7 për qind, ndërsa Nasdaq për 1,4 për qind.
Aksionet e gjigantit teknologjik Nvidia sot u rritën për mbi pesë për qind, ndërsa vlera e tregut e kompanisë Meta u rrit për mbi dy për qind, njejtë edhe për kompaniotë Netfliks dhe Amazon.