• e diel, 22 dhjetor 2024

Incidente në protestën në Novi Sad

Incidente në protestën në Novi Sad

Novi Sad, 5 nëntor 2024 (MIA) – Për shkak të vdekjes së 14 personave në stacionin hekurudhor në Novi Sad në orën 18 filloi një protestë e madhe e qytetarëve ku organizatorët kërkojnë që të gjithë ata që direkt ose indirekt janë përgjegjës për tragjedinë e cila ndodhi më 1 nëntor kur mbi njerëzit ra një mbulojë betoni të japin dorëheqje dhe të përgjigjen penalisht. 

Një numër i madh i qytetarëve nga e gjithë Serbia dhe nga Beogradi sot shkuan në protestë në Novi Sad. 

Forca të shumta të policisë janë vendosur në qendër të qytetit dhe në Kuvendin e qytetit. 

Demonstruesit dolën para Kuvendit të qytetit, ku është vendosur xhandarmëria, ndërsa në derën e këtij institucioni u hodhën gurë dhe ngjyrë e kuqe.

Një numër i madh i protestuesve vijnë para Kuvendit të qytetit me pankarta “Do të mbani përgjegjësi”.  

Organizatorët po bëjnë përpjekje që t’i qetësojnë qytetarët. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR