• e shtunë, 23 nëntor 2024

Inaugurimi zyrtar i kryesimit belg me BE-në

Inaugurimi zyrtar i kryesimit belg me BE-në

Bruksel, 5 janar 2024 (MIA) – Me takime të përfaqësuesve të Komisionit Evropian dhe Qeverisë belge, pasditen e sotme në Bruksel do të mbahet inaugurimi zyrtar i kryesimit të Belgjikës me Këshillin e Bashkimit Evropian.

Siç kumton Komisioni Evropian, eurokomisarët fillimisht me ministrat dikasterial belg do të diskutojnë për prioritetet e Belgjikës nën presidencën e BE-së, Agjendën strategjike të Unionit si dhe programin e punës së Komisionit, pas së cilës do të mbahet mbledhje plenare me të cilën do të kryesojnë kryetarja e KE-së, Ursula fon der Lajen dhe kryeministri belg Aleksander de Kro.

Inaugurimi do të përmbyllet me hapjen zyrtare të Pallatit të arteve të bukura në Bruksel, me çka Fon der Lajen do të mbajë fjalim të shkurtër në kujtim të ish kryetarit të ndjerë të Komisionit Evropian, Zhak Delor ku do të mbahet pritje e organizuar nga mbreti belg Filip dhe mbretëresha Matilda.

Foto: BE

QËNDRONI TË LIDHUR