• e shtunë, 23 nëntor 2024

Imran Kan e nominoi Omar Ajub për kandidat për kryeministër të ri të Pakistanit

Imran Kan e nominoi Omar Ajub për kandidat për kryeministër të ri të Pakistanit

Islamabad, 15 shkurt 2024 (MIA) - Asad Kajzer, ndihmës i ish-kryeminsitrit pakistanez, Imran Kan, sot deklaroi se ish-lideri, i cili për momentin ndodhet në burg, e nominoi Omar Ajub Kan për kandidat për zgjedhje të kryeministrit të ri pas zgjedhjeve nacionale të javës së kaluar.

Askush nuk fitoi shumicë të qartë në zgjedhje, por kandidatët e pavarur të mbështetur nga Kani fituan 92 nga 264 vende, që i bë grupin më të madh. Kan i hodhi poshtë aleancat me tre partitë më të mëdha, që do të thotë se kandidati i tyre për momentin nuk ka vende të mjaftueshme për formim të Qeverisë.

"Umar Ajub do të jetë kandidati jonë për zgjedhjet presdienciale, ai është nominuar nga Imran Kan", deklaroi Kajzer, lider i lartë i partisë pakistaneze Tehrik-e-Insaf (PTI) të Kanit, gazetarëve pas takimit me ish-kryeministrin në burg. Kajzer tha se PTI do të kontaktojë me parti të tjera për ta mbështetur kandidaturën e Ajubit. Kundërshtarët e Kanit tashmë paralajmëruan aleancë për formim të qeverisë së pakicës.

Mbështetësit e tij kandiduan si të pavarur, sepse komisioni zgjedhor ua ndaloi për shkaqe teknike të marrin pjesë në zgjedhje nën simbolin zgjedhor të partisë së tij.

Edhe krahas ndalesës dhe mbylljes së Kanit pas akuzave për publikim të fshehtësive shtetërore deri tek korrupsionit, miliona mbështetës të ish-kryeministrir dolën të votojnë për të, edhe pse ai nuk mund të jetë pejsë e asnjëq everie derisa ndodhet në burg. Ajub për momentin po fshihet dhe policia po e kërkon për shkak të zërave për përzierjen e tij në trazirat që pasuan pas arrestimit të Imran Kanit. Ai garoi dhe fitoi mandat të deputetëve në zgjedhje edhe përkundër mungesës së tij në fushatë., ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR