• e martë, 24 dhjetor 2024

Impiçmenti për Makronin hyri në procedurë parlamentare - për ish-kryeministrin Atal kjo është shpallje e luftës ndaj institucioneve franceze

Impiçmenti për Makronin hyri në procedurë parlamentare - për ish-kryeministrin Atal kjo është shpallje e luftës ndaj institucioneve franceze

Paris, 17 shtator 2024 (MIA) - Propozimi i parashtruar nga partia ekstreme majtiste "Franca e palëkundur" (LFI) për impiçment të presidentit francez, Emanuel Makron hyri në procedurë kuvendore, kumtoi sot gazeta parisiene "La Parisien".

Propozimi sot paradite e kaloi rrethin e parë të kontrollit kuvendor, me 12 vota të deputetëve "për" në komisionin 22-anëtarësh.

Aleatët e LFI-së, përfshirë edhe deputetë nga Partia Socialiste, deklaruan se nuk do të votojnë për impiçment të presidentit francez.

Propozimi i "Francës së palëkundur" deri më tani mori mbështetje nga mbi 80 deputetë.

Që propozimi të vihet në rend dite në Kuvendin francez nevojitet mbështetja prej dy të tretave të deputetëve.

Nëse vjen deri te kjo, atëherë projekt-ligji zhvendoset në Senat, ku dy të tretat e senatorëve, gjithashtu, duhet të votojnë për.

Gjatë Republikës së pestë nuk është shkarkuar asnjë president aktual francez, edhe pse propozimi për impiçment të Fransoa Olandit, propozuar nga deputetët e së djathtës në vitin 2016, arriti në Kuvend.

"Franca e palëkundur", në tekstin në javoren "Tribjun Dimansh" e akuzoi makronin për "goditje institucionale kundër demokraisë", sepse refuzoi t'i pranojë rezultatet nga zgjedhjet parlamentare të mabjtura në korrik.

Në tekstin nga partia theksojnë se Makron "duhet të dijë se do të përdoren të gjitha mjetet kushtetuese për mënjanimin e tij nga funksioni".

Ish-kryeministri francez, Gabriel Atal sot deklaroi se propozimi për shkarkim të presidentit Emanuel Makron është shpallje lufte ndaj institucioneve franceze dhe se nuk e din nëse kjo është "farsë apo tragjedi".

"Farsë, sepse, madje edhe ata të cilët votojnë për debatin për këtë propozim pranojnë se është groteske, e pabazë dhe nuk ka gjasa të fitojë. Ky propozim dhe ky debat janë shpallje e luftës ndaj institucioneve tona. Dëshira është të destabilizohet jo një njeri, por Republika, me argumente të kota dhe të turpshme", tha Atal.

Ai shtoi se propozimi për impiçment të presidentit "e thyen" Francën, në kohën kur ajo duhet të jetë e bashkuar. ab/

Fotо: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR