Imamogllu nga burgu: Le të kenë frikë, ne jemi e ardhmja e Turqisë
- Kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem Imamogllu nga burgu i Marmaras ka dërguar një mesazh të fortë për publikun të cilin e kanë transmetuar avokatët e tij pas arrestimit në një operacion të madh policor në Turqi.
- Post By Fami Bajrami
- 14:49, 24 mars, 2025

Ankara, 24 mars 2025 (MIA) - Kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem Imamogllu nga burgu i Marmaras ka dërguar një mesazh të fortë për publikun të cilin e kanë transmetuar avokatët e tij pas arrestimit në një operacion të madh policor në Turqi.
Në mesazhin e tij të gjerë, Imamogllu thekson se më 23 mars ndodhi një revolucion demokratik. "Pavarësisht gjithë mjerimit, vendimeve të padrejta të gjykatave, rënies ekonomike dhe reputacionit të shkatërruar ndërkombëtar, populli në zgjedhje zgjodhi kandidatin presidencial me votat e të gjithë qytetarëve dhe Partisë Popullore Republikane. Është një situatë e mrekullueshme, shpresa është e madhe, ndërsa disa njerëz të këqij tani janë të dëshpëruar", tha ai.
Imamogllu shtoi se frika e partisë në pushtet është rritur. "Le të kenë frikë. Ne së bashku me kombin tonë përfaqësojmë Lidhjen turke. Ne jemi zëri i demokracisë, drejtësisë, shtetit ligjor, barazisë, unitetit dhe solidaritetit. Ne mbrojmë zhvillimin, arsimin, shkencën, artin, sportin dhe një jetë cilësore. Sot jemi një garanci për një të ardhme të lumtur dhe paqe, edhe për ata pak që kanë shumë frikë", tha ai.
Ai shton se do të vazhdojë të punojë edhe më shumë, kudo që të jetë. Nuk ka rëndësi nëse jam në burg. Jam me familjet e punëtorëve, jam këtu për fëmijët. Së bashku do t'ia dalim", përfundon Imamogllu.
Foto: arkivi