• e martë, 25 mars 2025

Imamogllu është suspenduar nga funksioni i prefektit të Stambollit

Imamogllu është suspenduar nga funksioni i prefektit të Stambollit

Stamboll, 23 mars 2025 (MIA) - Politikani opozitar turk, Ekrem Imamogllu është suspenduar "përkohësisht" nga funksioni i prefektit të Stambollit, kumtoi sot Ministria turke e Punëve të Brendshme.

Ai u arrestua të mërkurën, disa ditë para se të nominohej për kandidat presidencial nga Partia më e madhe opozitare turke republikane popullore, transmeton DPA.

Imamogllu, figurë kryesore opozitare dhe sfidues kryesor i presidentit Rexhep Taip Erdogan në zgjedhjet e vitit 2008, formalisht u arrestua sot, pasi që gjykata i caktoi paraburgim hetimor nën akuzën për korrupsion.

Rasti shkaktoi dmeonstrata në qytetet më të mëdha turke dhe e rriti shqetësimin për kthimin prapa të demokracisë në Turqi.

Ekrem Imamogllu, i cili u zgjidh prefekt i Stambollit në vitin 2019, i mohon akuzat dhe thotë se ato janë të motivuara politikisht.

Nëse Imamogllu dënohet, ligji turk i lejon autoritetet ta zëvendësojnë vendin e prefektit me funksionar të vetin. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR