Ilon Masku reagon ndaj vendimit të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut për politikanin rumun Georgesku
- Miliarderi amerikan Ilon Mask, i cili është pjesë e administratës së presidentit amerikan, Donald Tramp, ka reaguar në platformën Iks ndaj vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut për refuzimin e ankesës së politikanit të ekstremit të djathtë rumun, Kalin Georgesku, lidhur me anulimin e rezultateve zgjedhore.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 13:17, 7 mars, 2025

Uashington, 7 mars 2025 (MIA) - Miliarderi amerikan Ilon Mask, i cili është pjesë e administratës së presidentit amerikan, Donald Tramp, ka reaguar në platformën Iks ndaj vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut për refuzimin e ankesës së politikanit të ekstremit të djathtë rumun, Kalin Georgesku, lidhur me anulimin e rezultateve zgjedhore.
Masku tashmë disa muaj që ndërhyn në politikën evropiane, ndërsa veçanërisht në politikën rumune, përmes postimeve në mbështetje të Georgeskut, i cili fitoi në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të anuluara të Rumanisë vitin e kaluar.
Pas vendimit të Gjykatës Evropiane, Masku ndau një postim me dezinformata nga influencuesi konservator Mario Noufol, duke komentuar: "Çfarë është kjo gjykatë dhe si ata mund t'i prishin zgjedhjet?".
Ndryshe, Gjykata Kushtetuese e Rumanisë i anuloi rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale. Në raundin e parë, në mënyrë të habitshme fitoi Kalin Georgesku, një ekstrem i djathtë pak i njohur dhe mbështetës i Vladimir Putinit, i cili drejtoi pothuajse të gjithë fushatën e tij në TikTok. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese erdhi pasi u zbuluan dokumente konfidenciale të inteligjencës që sugjeronin se Georgesku përfitoi nga ndikimi masiv i huaj në zgjedhje.
"Vendimi për anulimin ishte e vetmja zgjidhje e saktë pas publikimit të dokumenteve që tregonin se rezultati i votimit të rumunëve ishte shtrembëruar rëndë nga ndërhyrja ruse", deklaroi atë kohë kryeministri Marcel Çollaku..