• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ilhan Qyçuk: Ndryshimet kushtetuese do të gjenden në Kuvendin e Maqedonisë brenda dy javësh

Ilhan Qyçuk: Ndryshimet kushtetuese do të gjenden në Kuvendin e Maqedonisë brenda dy javësh

Sofje, 23 qershor 2023 (MIA) - Procedura në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut për amendamentet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën e vendit do të fillojë brenda dy javësh, thotë eurodeputeti bullgar dhe raportuesi i Parlamentit Evropian për vendin, Ilhan Qyçuk.

"Këtë ose javën e ardhshme, Qeveria do ta paraqesë propozimin konkret në grupin e punës për diskutim në Kuvend", deklaroi Qyçuk për televizionin bullgar bTV.

Eurodeputeti, i cili këtë javë ishte në Shkup në kuadër të dialogut Zhan Mone në Kuvend, për BNT-n megjithatë deklaroi se ka pasur takime me përfaqësues të qeverisë dhe opozitës.

Sipas tij, përfshirja e bullgarëve, malazezëve dhe kroatëve në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut është një proces shumë i ndjeshëm dhe, si me çdo hapje të çdo kushtetute, ekziston një procedurë komplekse që kërkon debat publik, por mbi të gjitha politik.

“Bazuar në praktikën e Parlamentit Evropian që të mos publikohen raporte para çështjeve të rëndësishme, propozova që shqyrtimi i Raportit për progresin e vendit të lihet për vjeshtë”, deklaroi Qyçuk.

Ai beson se shtyrja e shqyrtimit të Raportit do të jetë e dobishme për të gjithë, por mbi të gjitha për vendin, sepse do të marrë kohën e nevojshme politike për të zgjidhur të gjitha problemet.

Qyçuk deklaroi se raporti i bën thirrje vendit të marrë parasysh "sulmet ndaj personave me vetëdije bullgare" dhe të marrë masa në përputhje me ligjin. Ai mohoi se nuk ka punuar nën diktim në përgatitjen e raportit dhe hodhi poshtë pretendimet se ai hoqi nga dokumenti "kërkesat e Bullgarisë për të ndaluar gjuhën e urrejtjes dhe për të respektuar të drejtat e njerëzve me ndjenjë kombëtare bullgare".

"Është një kompromis i tërë. Çështjet dypalëshe janë tema të veçanta në secilin raport. Çështjet e të drejtave të bullgarëve, vendi i tyre në jetën publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe gjuha e urrejtjes janë çështje krejtësisht të ndryshme", thotë Qyçuk.

Ai thekson se raporti i përgatitur është tekst konsensual që ai së bashku me kolegët e tij ua dorëzojnë për miratim grupeve parlamentare në Parlamentin Evropian.

Sipas tij, Raporti nuk mund të zgjidh çështjet historike dhe problemin e identitetit, duke theksuar se në fakt Marrëveshja e vitit 2017, Marrëveshja e Prespës dhe “Propozimi francez” janë baza të marrëdhënieve të mira fqinjësore.

"Parlamenti Evropian promovon marrëdhënie të mira fqinjësore. Çdo gjë tjetër është spekulim", shtoi Qyçuk. qa/bsh/

 

QËNDRONI TË LIDHUR